Spanja merr presidencën e radhës së BE-së, shefi i diplomacisë spanjolle nisi turneun ballkanik
2023-04-14 14:20:55

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares, e nisi me vizitën në kryeqytetin serb Beograd turneun ballkanik, që do të vijojë me ndalesa në Bosnjë e Hercegovinë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, ku dha mesazhin se Spanja, pas marrjes së presidencës së BE-së më 1 korrik, do të mbështesë përpjekjet e këtyre vendeve për anëtarësim në Bllok.

Gjatë turneut të tij në Europën Juglindore, Albares do të nënshkruajë memorandume mirëkuptimi me secilin nga katër vendet, për të forcuar bashkëpunimin në procesin e integrimit europian, raporton portali spanjoll “La Cerca”, citon “RTSH”.

Në Beograd, ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës nënshkroi një memorandum mirëkuptimi mes dy ministrive me ministren serbë të Integrimit Europian, Tanja Mishçeviç, njoftoi qeveria e Serbisë.

Gjatë vizitës në Tiranë, ai do të takohet me ministren shqiptare të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ndërsa më pas në Shkup do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. (Irma)