Katari dhe Bahreini do të rifillojnë marrëdhëniet diplomatike
2023-04-14 15:20:42

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Komiteti i Stabilizimit Katar-Bahrain aprovoi rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe dispozitat e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961, njofoti agjencia e lajmeve të Katarit “QNA”, citon “Xinhua”.

Vendimi u mor gjatë takimit të dytë të komitetit në selinë e Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) në Riad të Arabisë Saudite.

Sipas palëve, vendimi buron nga një dëshirë e ndërsjellë për të nxitur zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për të promovuar integrimin dhe unitetin brenda rajonit, në përputhje me parimet e përshkruara në Kartën e GCC.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin në vitin 2017 dhe vendosën sanksione dhe bllokada, për shkak të grindjeve fetare dhe gjeopolitike.

Gjatë një samiti të GCC-së në vitin 2021, Arabia Saudite dhe vendet e tjera hoqën sanksionet dhe rifilluan marrëdhëniet me Katarin. (Irma)