Ministrja e Jashtme e Gjermanisë viziton Kinën
2023-04-14 20:45:27

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zëdhënësi i MPJ-së kineze Wang Wenbin foli të premten në një konferencë për shtypin mbi vizitën e ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock në Kinë.

 

Wang u shpreh që 2023-shi është viti i bashkëpunimit dhe i shkëmbimeve mes Kinës dhe Gjermanisë. Dy palët do ta shfrytëzojnë këtë rast për të shtuar komunikimin e për të thelluar bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella, duke nxitur zhvillimin e shëndetshëm e të qëndrueshëm të partneritetit të gjithanshëm strategjik dhe duke i sjellë qëndrueshmëri e gjallëri të re paqes dhe zhvillimit të botës.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Wang theksoi që kjo është vizita e parë zyrtare e ministres Baerbock në Kinë. Këshilltari i shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Qin Gang drejtoi bashkë me homologen gjermane të premten paradite dialogun e 6-të strategjik Kinë-Gjermani mbi diplomacinë dhe sigurinë, duke pasur komunikim të sinqertë e të thellë mbi marrëdhëniet kino-gjermane dhe çështjet kryesore ndërkombëtare e rajonale.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Të dy palët ranë dakord që të zhvillojnë shkëmbime të gjithanshme, të shtojnë besimin e ndërsjellë strategjik, të shmangim keqgjykimet strategjike, të vijojnë njohjen e drejtë të njëra-tjetrës dhe të nxisin bashkëpunimin në fusha të ndryshme. Po ashtu, Kina dhe Gjermania duhet të nxisin përfitimet e përbashkëta me frymën e hapjes konkrete, të zbatojnë parimet e respektit e besimit të ndërsjellë dhe të kërkimit të të përbashkëtave duke lënë mënjanë dallimet. Të dy palët duhet gjithashtu të respektojnë interesat thelbësore të njëra-tjetrës, të shtojnë lidhjet dhe koordinimin mbi çështjet ndërkombëtare e të përballojnë bashkërisht rreziqet dhe sfidat përpara njerëzimit. Ndërkohë, Kina ka shtjelluar në mënyrë sistemore qëndrimin e vet mbi çështjen e Tajvanit. Mbi problemin e Ukrainës, pala kineze vuri në dukje që zgjidhja e vetme e krizës ukrainase janë bisedimet paqësore. Kina është e gatshme të vazhdojë përpjekjet për paqe dhe shpreson që palët të ruajnë gjakftohtësinë e të përpiqen së bashku për zgjidhjen politike të kësaj krize,” tha zëdhënësi Wang Wenbin.