Kina nxjerr plan të ri vaksinimi për Covid-19 për të frenuar më tej rreziqet
2023-04-13 10:52:13

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë zbuloi një plan të ri për vaksinimin kundër Covid-19, i cili synon të rrisë nivelet e imunitetit të grupeve të caktuara dhe të zvogëlojë më tej rreziqet e infeksionit të rëndë dhe vdekjes nga virusi, shkruan “Xinhua”.

Plani u publikua nga mekanizmi i përbashkët i parandalimit dhe kontrollit të Këshillit të Shtetit. Ai synon personat e moshës 3-17 vjeç që nuk janë infektuar me koronavirusin e ri dhe nuk janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19, të rriturit që nuk janë infektuar dhe nuk kanë marrë vaksina përforcuese dhe njerëzit që janë infektuar por nuk janë vaksinuar plotësisht.

Të rriturit e painfektuar mbi 18 vjeç mund të marrin vaksinat e para përforcuese tre muaj pasi të jenë vaksinuar plotësisht.

Ata që kanë qenë më parë të infektuar me Covid-19, por ende nuk janë vaksinuar plotësisht, mund t'u jepet një vaksinë tre muaj pas infeksionit, thuhet në plan. (Elona)