Wang Yi takohet me kryekëshilltarin e posaçëm të presidentit brazilian
2023-04-13 20:51:47

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe drejtori i Zyrës së Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të PKK-së, Wang Yi, u takua të enjten në Pekin me kreun e grupit të posaçëm këshillimor të presidentit brazilian, Celso Amorim.

 

Wang Yi u shpreh që vizita e presidentit Lula në Kinë është një moment i rëndësishëm historik në marrëdhëniet Kinë-Brazil. Kryetari Xi Jinping dhe presidenti Lula do të zhvillojnë një takim strategjik, që do të ushtrojë një ndikim global, dhe do të hartojnë një udhërrëfyes të ri për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Kina i trajton dhe i zhvillon gjithmonë marrëdhëniet me Brazilin nga një largpamësi strategjike. Partneriteti i gjithanshëm strategjik dypalësh ka potencial të madh dhe perspektivë të gjerë.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Diplomati i lartë kinez u shpreh më tej që Kina është e gatshme të forcojë lidhjet strategjike e të thellojë bashkëpunimin konkret dypalësh, të nxitë integrimin e nismës “Një brez, një rrugë” me programin “Riindustrializim” të Brazilit dhe të krijojë më shumë përfitime për të dy vendet e popujt e tyre. Kina është e gatshme të thellojë bashkëpunimin mes vendeve të BRICS-it, të nxitë shtimin e numrit të anëtarëve të BRICS-it e të forcojë ndikimin e këtij mekanizmi, dhe të japë kontribut për reformën e sistemit të qeverisjes globale.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Këshilltari i posaçëm i presidentit brazilian Celso Amorim u shpreh nga ana e tij që, në rrethanat e tanishme në botë, vendet në zhvillim duhet të forcojnë unitetin dhe bashkëpunimin më shumë se kurrë më parë. Kina luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare, veçanërisht në nxitjen e dialogut Arabi Saudite-Iran kohët e fundit në Pekin, çka është një kontribut i rëndësishëm për paqen botërore. Brazili i kushton rëndësi të madhe partneritetit të gjithanshëm strategjik me Kinën dhe është i gatshëm të shtojë bashkëpunimin strategjik me palën kineze.