Rëra dhe pluhuri godasin Pekinin, duke ngritur alarmin blu
2023-04-11 09:54:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pekini është përfshirë nga stuhitë, grimcat e rërës dhe pluhuri, njoftoi Zyra Meteorologjike e Pekinit të hënën në mesditë, shkruan “Xinhua”.

Nën efektin e ajrit të ftohtë dhe ciklonit mongol, moti me rërë dhe pluhur dhe stuhitë që prekin kryeqytetin kinez do të zgjasin deri të martën në mbrëmje, me autoritetet e motit që lëshojnë alarmin blu.

Prej mëngjesit të së hënës, Pekini përjetoi mot me pluhur. Me erëra më të forta në mbrëmje, përqendrimi i rërës dhe pluhurit do të rritet ndjeshëm, me dukshmërinë më të ulët prej 1 km deri në 4 km, tha Zhang Linna, shefi i parashikuesve në Shërbimin Meteorologjik të Pekinit.

Të moshuarit, fëmijët dhe ata me alergji respiratore këshillohen të reduktojnë sa më shumë aktivitetet në natyrë dhe të marrin masat e nevojshme.

Kina ka një sistem paralajmërues të motit me katër nivele të koduar me ngjyra për stuhitë e rërës, ku e kuqja përfaqëson më të rëndat, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Fatosi)