Prodhuesi italian i orizit merr pjesë në ekspozitën e konsumatorit në Kinë
2023-04-11 10:20:37

Piero Rondolino, themeluesi i kompanisë së prodhimit të orizit në Itali, “Acquerello”, është entuziast për pjesëmarrjen në Ekspozitën Ndërkombëtare të Produkteve të Konsumatorit në Kinë (CICPE), shkruan “Xinhua”. Ai shpreson që produktet e tij do t'i afrojnë popujt e Kinës dhe Italisë, pasi të dy kanë tradita të jashtëzakonshme ushqimore.

Edicioni i tretë i CICPE zhvillohet më 10-15 prill në Haikou, kryeqendra e provincës jugore të Hainan. “Acquerello” do t'i bashkohet ekspozitës së bashku me 146 marka të tjera italiane, pasi Italia është e ftuara e nderit këtë vit.

Rondolino tha se pret që produktet e tij të mirëpriten nga konsumatorët në Kinë, të cilët dinë gjithçka që duhet të dinë për këtë ushqim bazë.

Sivjet, hapësira e ekspozitës do të jetë gjithsej 120.000 metra katrorë dhe do të përfshijë një seksion ndërkombëtar prej 80.000 metrash katrorë. Sipas Ministrisë së Tregtisë së Kinës, mbi 3100 marka nga 65 vende dhe rajone do të marrin pjesë në këtë ngjarje. (Fatosi)