Raporti: Në Indi ndodhen mbi 3000 tigra
2023-04-10 11:55:32

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të dhënat e fundit të regjistrimit të tigrave të publikuara nga kryeministri indian Narendra Modi të dielën zbuluan se në Indi ndodhen 3167 tigrave, njofton “Xinhua”.

Shifrat u publikuan nga Modi në Mysuru të Karnataka-s me rastin e 50 viteve të projektit të “Tiger India”.

Sipas të dhënave, në vitin 2006 kishte 1411 tigra. Numri u rrit në 1706 në vitin 2010. Ndërsa në vitin 2014, popullsia e tyre shkoi në 2226.

“Me vetëm 2.4 për qind të sipërfaqes së tokës në botë, India kontribuon në rreth 8 për qind të diversitetit të njohur global”,- tha Modi.

Projekti “Tiger” u lançua në vitin 1973 për të mbrojtur këtë kategori felinësh dhe për të siguruar mbijetesën afatgjatë të tyre. Aktualisht India ka 51 rezerva tigrash të shpërndarë në 18 shtete. (Fatosi)