Ruajtja e monedhës dhe stabiliteti financiar, detyrat kryesore të Bankës Qendrore në Kinë
2023-04-07 10:58:36

VCG

VCG

Ruajtja e moneshës dhe stabiliteti financiar janë dy detyra qendrore për Bankën Popullore të Kinës, deklaroi guvernatori Yi Gang.

Gjatë një konference shtypi ai tha se përfundimi i këtyre detyrave të dyfishta është i favorshëm për nxitjen e punësimit dhe rritjes ekonomike, duke kontribuar kështu në modernizimin kinez, bën të ditur “Xinhua”.

Yi tha se ruajtja e stabilitetit të monedhës do të thotë të mbash çmimet dhe kursin e këmbimit në thelb të qëndrueshëm, në mënyrë që paratë në duart e njerëzve mos të zhvlerësohen.

Për këtë qëllim, Banka Qendrore ka injektuar likuiditet në treg kryesisht duke ulur raportet e rezervës së detyruar dhe ka adoptuar një qasje relativisht të kujdesshme në trajtimin e normave të interesit.

Politikat makro të vendit kanë prodhuar rezultate ideale, tha Yi, duke vënë në dukje se indeksi i çmimeve të konsumit të Kinës u rrit 2 për qind në baza vjetore më 2022-shin, ndërsa kursi i saj i këmbimit është mbajtur relativisht i qëndrueshëm gjatë pesë viteve të fundit.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit financiar.

Kina ka shmangur kryesisht rreziqet financiare sistematike duke mbajtur normën e interesit, kursin e këmbimit, normën e papunësisë dhe tregues të tjerë kryesorë ekonomikë relativisht të arsyeshëm, të koordinuar dhe të qëndrueshëm, tha ai.

Për të ndihmuar në stabilizimin e ekonomisë makro, banka qendrore ka përdorur mjetet strukturore të politikës monetare dhe ka inkurajuar institucionet financiare që të rrisin mbështetjen për rritjen ekonomike dhe punësimin, sipas Yi. (Elona)