Shkencëtarët kinezë zhvillojnë e-skin për t'u dhënë robotëve sensin e prekjes
2023-04-07 14:46:26

VCG

VCG

Studiuesit kinezë kanë zhvilluar një lloj të ri të lëkurës elektronike (e-skin), duke u mundësuar robotëve të njihen me ambientin rreth tyre përmes prekjes në errësirë kur dukshmëria është e kufizuar, shkruan “Xinhua”.

Lëkura elektronike me xhel të butë imiton vetitë e lëkurës së njeriut, me karakteristika si shtrirja dhe aftësia vetëshëruese. Ajo është gjithashtu në gjendje të zbulojë ndryshimet në temperaturë dhe presion, duke rritur më tej dobinë e tij për përdorim në robotë.

Një vështirësi e madhe në zhvillimin e “e-skin” ka qenë prej kohësh mungesa e përbërjeve të përshtatshme me veti fiziko-kimike dhe ndijore si lëkura e njeriut. Ekipi i studiuesve nga Universiteti Juglindor gjeti zgjidhjen duke zhvilluar “e-skin” të re të bazuar në mëndafsh natyral, një material proteinik.

Ata gjithashtu shtuan jone kalciumi që thithin ujin, jone hidrogjeni me aciditet të dobët dhe nanomateriale dydimensionale të ndjeshme ndaj stimulit mjedisor për të sintetizuar “e-skin”.

VCG

VCG

“Ajo ka të gjitha vetitë fiziko-kimike të lëkurës, të tilla si shtrirje, aftësi vetëshëruese, aciditet të dobët dhe aktivitete antibakteriale, si dhe ndjen temperaturën, presionin dhe lagështinë e ambientit pasi aktivizohet”,- tha Duan Shengshun, anëtar i ekipit hulumtues. Sipas tij, lëkura elektronike shërohet vetë. Ai theksoi se transplantimi i lëkurës mund të bëhet lehtësisht duke i bashkangjitur një copë të re pjesës së gërvishtur.

Gjetjet janë publikuar në revistën “ACS Nano”. (Elona)