Festivali i 25-të Ndërkombëtar i Filmit në Shangai starton më 9 qershor
2023-04-06 10:44:07

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Shangai në vitin 2019 (Foto nga VCG)

Festivali i 25-të Ndërkombëtar i Filmit në Shangai (SIFF) është planifikuar të fillojë më 9 qershor, njoftoi organizatori i eventit, citon “Xinhua”.

Ceremonia e Çmimeve të Kupës së Artë do të mbahet në Teatrin e Madh të Shangait në mbrëmjen e 17 qershorit, ndërsa ngjarja e shfaqjes në mbarë qytetin do t'i japë fund Festivalit më 18 qershor.

SIFF është i vetmi festival ndërkombëtar konkurrues i filmit artistik i akredituar nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Prodhuesve të Filmit në Kinë dhe feston 30-vjetorin e tij këtë vit.

Çmimet e këtij viti “Golden Goblet” do të ndahen në pesë kategori: Filmi me Metrazh të Gjatë, Filmi me Metrazh të Shkurtër, Talente të Reja Aziatike, Dokumentarë dhe Animacione.

Thirrja për aplikime u lançua në mbarë botën në fund të vitit të kaluar, me një afat kohor të dorëzimit deri më 31 mars. Tashmë janë pranuar rreth 8800 aplikime nga mbi 128 vende dhe rajone.

Në SIFF të këtij viti do të ketë më shumë se 10 forume, të cilat do të prekin tema të tilla si bashkëpunimi ndërkombëtar, inovacioni i edukimit në film, integrimi i teknologjisë dhe filmit, si dhe filmat fantashkencë.

Themeluar në vitin 1993, SIFF është një event globale konkurrues i nxitur nga përpjekjet e Shangait për t'u bërë një qendër kulturore ndërkombëtare. (Irma)