Media zvicerane: Pjesëmarrja e thellë e Kinës e bën rendin botëror më të qëndrueshëm
2023-04-05 15:45:23

VCG

VCG

Ditët e kohët, media kryesore zvicerane "Neue Zürcher Zeitung" publikoi artikullin me titull "Kina po kërkon një vend nën diell: Rishikimi i historisë së gjatë të saj është thelbi i komunikimit me Kinën", ku thuhet se pjesëmarrja e thellë e Kinës e bën rendin botëror më të qëndrueshëm. Sipas artikullit, vendet perëndimore duhet të kapin rastin historik për të pasur një komunikim të mirë me Kinën, duke treguar respekt e tolerancë të ndërsjellë, gjë që përputhet më shumë me interesat e Perëndimit.   

Autori i artikullit, Urs Schoettli, është i mendimit se Perëndimi duhet të heqë dorë nga perspektiva historike e eurocentrizmit dhe të pranojë që bota në shekullin e 21-të është shumëpolare jo vetëm nga ana politike e ekonomike, por edhe kulturore. Vendet perëndimore duhet ta çmojnë lart një Kinë në lulëzim e me vetëbesim në rritje.

VCG

VCG

Sipas artikullit, nga perspektiva historike, Kina hyri në epokën e Republikës Popullore me plagët historike të shekullit të 19-të dhe të gjysmës së parë të shekullit të 20-të. Botës perëndimore jo vetëm i mungon vetëdija historike në të kuptuarit e Kinës, por edhe vizioni në trajtimin e çështjes së globalizimit. Rënia e tanishme e globalizimit lidhet ngushtë me mungesën e konceptit historik në vendet perëndimore kryesore. Bota perëndimore shpërfilli një fakt: globalizimi pas Luftës së Ftohtë jo vetëm ngriti statusin ekonomik të vendeve aziatike, por edhe u solli përfitime vendeve perëndimore.     

Në artikull theksohet gjithashtu se statusi udhëheqës i Partisë Komuniste të Kinës vjen si rezultat i ndërveprimit të shumë faktorëve historikë. Vendet perëndimore duhet të përpiqen që ta pranojnë idenë se Kina është vend modern dhe demokratik.(Xu Guang)

VCG

VCG