Çmimet e mjeteve të prodhimit bien në Kinë
2023-04-05 13:59:14

Shumica e mallrave bazë në Kinë shënuan çmime më të ulëta në mes të marsit krahasuar me fillimin e muajit, treguan të martën të dhënat zyrtare. Nga 50 mallrat e monitoruara nga qeveria, të cilat përfshijnë tuba çeliku, benzinë, qymyr, pleh dhe disa produkte bujqësore të përdorura kryesisht për përpunim, 11 shënuan çmime në rritje, 37 ulje çmimi dhe dy mbetën të pandryshuara, citon “Xinhua” të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave.

Çmimet e mishit të derrit ranë 4.4 për qind në mes të marsit në 15.1 juanë (rreth 2.2 dollarë amerikanë) për kg, treguan të dhënat e zyrës.

Shifrat, të publikuara çdo 10 ditë, bazohen në një anketë të rreth 2000 shitësve me shumicë dhe shpërndarësve në 31 rajone të nivelit provincial në të gjithë vendin. (Elona)