Kina shpreson se vendet përkatëse të Amerikës Latine e të Karaibeve do ta trajtojnë siç duhet problemin e Tajvanit
2023-04-04 20:37:57

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke komentuar mbi vizitën e udhëheqëses së rajonit të Tajvanit Tsai Ing-wen në Guatemalë dhe Belize, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh në një konferencë të rregullt për shtypin të hënën se Kina shpreson që vendet përkatëse të Amerikës Latine e të Karaibeve do ta trajtojnë siç duhet problemin e Tajvanit dhe do të kthehen sa më parë në familjen e bashkëpunimit miqësor Kinë-Amerikë Latine.

Mao Ning-u vuri në dukje se në botë ka vetëm një Kinë dhe Tajvani është pjesë e pandarë e territorit kinez. Qeveria e Republikës Popullore të Kinës është e vetmja qeveri e ligjshme që përfaqëson gjithë Kinën, dhe këtë e ka përcaktuar rezoluta nr.2758 e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1971.

"Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës e Hondurasit, 182 vende kanë marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës. Kjo tregon që parimi i 'Një Kine' pranohet gjerësisht në bashkësinë ndërkombëtare dhe nuk mund të ndalohet nga asnjë forcë. 'Pavarësia e Tajvanit' shkel vullnetin dhe interesat e kombit kinez e prirjen historike dhe nuk ka rrugëdalje," theksoi zëdhënësja e diplomacisë kineze. (Fani)