Kina do të nxitë me vendosmëri hapjen me botën e jashtme
2023-04-04 20:52:57

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze Mao Ning u shpreh të martën se Kina do të nxitë me vendosmëri hapjen me botën e jashtme dhe do t'i japë botës më shumë qëndrueshmëri e mundësi të reja. Ajo i tha këto duke komentuar për "Raportin gjysmëvjetor mbi ekonominë e Azisë Lindore dhe të Paqësorit" të Bankës Botërore.

Ditët e fundit, Banka Botërore publikoi "Raportin gjysmëvjetor mbi ekonominë e Azisë Lindore dhe të Paqësorit", ku parashikohet që, për shkak të rimëkëmbjes së shpejtë të ekonomisë kineze, sivjet rritja e ekonomive të Azisë Lindore dhe të Paqësorit do të arrijë në 5.1 %. Në raport vihet në dukje njëkohësisht se shkëputja teknologjike dhe kufizimet tregtare përbëjnë kërcënime afatgjata mbi rritjen e Azisë.

Lidhur me këtë, Mao Ning vuri në dukje se Forumi Aziatik i Boaos, i zhvilluar javën e kaluar, publikoi gjithashtu raportin vjetor për perspektivën e ekonomisë aziatike, ku parashikohet që këtë vit do të shpejtohen hapat e rimëkëmbjes së Azisë, rritja do të shumë më e lartë se niveli mesatar botëror dhe Kina do të jetë motori i rritjes së ekonomisë aziatike.

Siç vihet në dukje në raportin e Bankës Botërore, tha Mao Ning, shumë vende shqetësohen se politika e shkëputjes dhe proteksionizmi tregtar i ShBA-së do të minojnë qëndrueshmërinë e zinxhirëve globalë të industrisë e furnizimit, gjë që nuk është në favor të rritjes së ekonomisë botërore dhe nuk përputhet me interesat e asnjë vendi.

"Kina do të nxitë me vendosmëri hapjen me botën e jashtme. Ne dëshirojmë të punojmë me bashkësinë ndërkombëtare për të zhvilluar bashkëpunim me përfitime të përbashkëta, duke kundërshtuar 'shkëputjen' dhe pengesat tregtare, me qëllim që të krijohet një ekonomi botërore e hapur," tha zëdhënësja e diplomacisë kineze. (Fani)