Kina lançon platformën e të dhënave të mëdha për zhvillimin e industrisë së orizit
2023-04-04 15:06:45

Kina ka nisur një platformë të madhe të të dhënave për të gjithë zinxhirin e industrisë së orizit, e cila pritet të promovojë digjitalizimin dhe informimin e industrisë së orizit në vend, njofton “Xinhua”.

Instituti Kombëtar i Kërkimeve të Orizit të Kinës (CNRRI) udhëhoqi krijimin e kësaj platforme që fokusohet në gjenerimin, grumbullimin, ruajtjen, përpunimin, analizën dhe shërbimet e të dhënave në lidhje me industrinë e orizit dhe mbulon të gjithë zinxhirin industrial që përfshin prodhimin, ruajtjen, tregun, tregtinë e orizit.

“Platforma do të publikojë rregullisht raporte autoritative të indeksit të lidhur me orizin për të përmirësuar nivelin e përgjithshëm të shërbimit industrial dhe aftësinë. Ajo mund të lidhë me saktësi përdoruesit e terminalit dhe të ofrojë shërbime të tilla si identifikimi inteligjent i prodhimit të farës së orizit, dëmtuesve dhe sëmundjeve të insekteve, udhëzime dhe të dhëna në distancë”,- tha Xu Chunchun, zëvendësdrejtor i Qendrës së Informacionit të Shkencës dhe Teknologjisë së CNRRI.

“Në të ardhmen, platforma do të përmirësohet nga një platformë të dhënash në një platformë shërbimi për të krijuar një ekosistem dixhital të industrisë së orizit me mbulim të plotë të prodhimit dixhital dhe docking të rrjeteve të shërbimit”,- shtoi Xu. (Fatosi)