Zëdhënësi: Vizita e Macron, për të rritur marrëdhëniet e Kinës me Francën dhe BE-në
2023-04-04 11:30:51

VCG

VCG

Kina shpreson që vizita shtetërore e presidentit francez Emmanuel Macron në në këtë vend të shërbejë si një mundësi për të rritur lidhjet me Francën dhe Bashkimin Europian, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, në një konferencë shtypi në përgjigje të pyetjeve për vizitën shtetërore të Macron në Kinë nga 5-7 prill, njofton “Xinhua”.

Gjatë vizitës, presidenti kinez Xi Jinping do të takohet me homologun francez Macron për të hartuar zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve dypalëshe, për të thelluar bashkëpunimin Kinë-Francë dhe Kinë-BE në fusha të ndryshme dhe për të pasur një shkëmbim të thelluar pikëpamjet mbi pikat kryesore për çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, tha Mao.

Sipas tij, po ashtu, kryeministri kinez Li Qiang dhe ligjvënësi më i lartë Zhao Leji do të takohen me Macron, duke shtuar se presidenti francez do të vizitojë gjithashtu Guangzhou, kryeqendra e provincës Guangdong.

Kina dhe Franca janë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vendet kryesore në botë. Në vitet e fundit, nën drejtimin strategjik të dy krerëve të shteteve, marrëdhëniet Kinë-Francë kanë ruajtur një zhvillim të shëndoshë, duke shijuar komunikim strategjik efektiv, bashkëpunim praktik të frytshëm dhe komunikim dhe koordinim të shëndoshë në çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, tha zëdhënësi.

VCG

Presidenti francez Emmanuel Macron/VCG

“Kina është e gatshme të punojë me Francën për ta shfrytëzuar këtë vizitë si një mundësi për të prodhuar rezultate të reja në partneritetin gjithëpërfshirës strategjik të ngushtë dhe të qëndrueshëm midis dy vendeve, për të promovuar zhvillimin e shëndoshë të marrëdhënieve Kinë-BE dhe për të kontribuar në paqen, stabilitetin dhe zhvillimin botëror”,- tha Mao.

Ndërkohë njoftohet se siç është rënë dakord mes Kinës dhe Bashkimit Europian, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen do të vizitojë Kinën nga 5 deri më 7 prill, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning. (Fatosi)