E vërteta e "tranzitit" të Tsai Ing-wen-it në ShBA
2023-04-04 20:29:33

Gjatë turneut të udhëheqëses së rajonit të Tajvanit Tsai Ing-wen në Amerikën Qendrore, ajo u ndal "tranzit" në ShBA për të zhvilluar takime zyrtare me zyrtarë amerikanë. Kjo është një ngjarje serioze e kontakteve mes forcave të "pavarësisë së Tajvanit" e politikanëve amerikanë antikinezë, duke shkelur parimin e "Një Kine".

Për disa kohë, ShBA-ja e ka minuar parimin e "Një Kine" lidhur me problemin e Tajvanit, ka lehtësuar shumë kufizimet ndaj kontakteve zyrtare me Tajvanin dhe ka forcuar lidhjet ushtarake dypalëshe. Politikanët amerikanë orvaten ta pengojnë zhvillimin e Kinës nëpërmjet problemit të Tajvanit, kurse autoritetet tajvaneze "orvaten të kërkojnë pavarësinë me mbështetjen e ShBA-së". Këta janë faktorët më të rrezikshëm për shkatërrimin e qëndrueshmërisë së situatës në ngushticën e Tajvanit. (Fani)