Trenat intermodalë hekurudhorë-detarë të Kinës transportuan 191.000 kontejnerë në tremujorin e parë
2023-04-04 15:12:20

VCG

VCG

Një total prej 191.000 TEU kontejnerë janë transportuar me trena intermodalë hekurudhorë-detarë përgjatë Korridorit të Ri Ndërkombëtar të Tregtisë Tokë-Det nga janari në mars, 11.7 për qind më shumë në baza vjetore, njoftoi Grupi Nanning i Hekurudhave të Kinës, citon “Xinhua”.

Harta e funksionimit hekurudhor u rregullua për periudhën prill-qershor dhe katër trena të rinj u nisën nga porti Qinzhou në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang të Kinës jugore. Aktualisht, 16 trena po qarkullojnë përgjatë korridorit.

I nisur në vitin 2017, Korridori i Ri Ndërkombëtar i Tregtisë Tokë-Det është një vendkalim tregtar dhe logjistik i ndërtuar bashkërisht nga rajonet e nivelit provincial në Kinën perëndimore dhe anëtarët e ASEAN-it.

VCG

VCG

Me tregtinë në lulëzim, numri i udhëtimeve me tren në shërbimin intermodal hekurudhor-detar të Korridorit të Ri Ndërkombëtar të Tregtisë Tokë-Det është rritur nga 178 në vitin 2017 në 8820 në vitin 2022. (Fatosi)

VCG

VCG