Një dokument gjenealogjik 200-vjeçar u zbulua në veri të Kinës
2023-04-04 16:33:48

Xinhua

Xinhua

Një dokument gjenealogjik që daton rreth 203 vjet më parë u zbulua në provincën Hebei të Kinës veriore, që besohet të jetë i rëndësishëm për studimin e shoqërisë lokale dhe traditës familjare, njofton “Xinhua”.

Libri me 118 faqe, i titulluar “Gjenealogjia e Familjes Yan”, u zbulua në fshatin Dongliuzhuang të qarkut Guantao. Ai u përpilua nga viti 1820 gjatë sundimit të perandorit Jiaqing në dinastinë Qing (1644-1911).

Edhe pse faqet janë zverdhur me kalimin e moshës, dokumenti është ruajtur relativisht mirë, sipas ekspertëve vendas. Ai detajon zhvendosjen e familjes gjatë dinastive Ming (1368-1644) dhe Qing, traditën e familjes, anëtarët e famshëm të familjes dhe procesin e ndërtimit të tempullit të familjes.

Liu Junfeng, kreu i Institutit të Ruajtjes së Relikteve Kulturore në Zyrën e Kulturës, Radios, Televizionit dhe Turizmit të Guantaos, tha se të dhënat gjenealogjike siguruan prova për migrimin e njerëzve në Kinën veriore gjatë dinastive Ming dhe Qing, si dhe kongregacionin e vendasve me të njëjtin mbiemër. Sipas tij, ai gjithashtu hedh dritë mbi shoqërinë lokale dhe traditat e familjes në atë kohë. (Fatosi)