Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Autizmin, Presidenca shqiptare përcjell mesazhe solidariteti
2023-04-04 15:20:11

Presidenca e Shqiperise (Foto Facebook Presidenca e Shqiperise)

Presidenca e Shqiperise (Foto Facebook Presidenca e Shqiperise)

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin, selia e Presidencës shqiptare u ndriçua me ngjyrën blu në sintoni me institucione të tjera kudo në botë.

“Le të tregojmë të gjithë së bashku më shumë dashuri, më shumë kujdes, më shumë vëmendje institucionale ndaj personave me çrregullime të spektrit autik”, ishte mesazhi që u përcoll me këtë rast.

Dita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm.

Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike.

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.  (Fatosi)