Kina mbledh 124.000 burime të reja mikroplazma bujqësore
2023-04-04 15:26:03

VCG

VCG

Kina mblodhi 124.000 burime të reja të mikroplazmës bujqësore gjatë regjistrimit të tretë të vendit, shkruan “Xinhua”.

Puna për mbledhjen e këtyre burimeve filloi në vitin 2015, u tha në një konferencë mbi industrinë e farave të mbajtur në Sanya, në provincën Hainan të Kinës jugore.

Shumë nga këto burime të mbledhura rishtazi janë unike ose specifike, në lidhje me rëndësinë e tyre jo vetëm në kërkimin shkencor, por edhe në studimin e kulturës lokale dhe funksioneve të veçanta në ushqim dhe kujdes shëndetësor, tha Liu Xu, akademik i Akademisë Kineze të Inxhinierisë.

Kina ka përshpejtuar katalogimin dhe ruajtjen e burimeve të germplazmës vitet e fundit.

VCG

VCG

Në Akademinë Kineze të Shkencave Bujqësore dhe në Akademinë Kineze të Shkencave të Peshkimit janë ndërtuar banka të burimeve të mikroplazmës biologjike kombëtare të kulturave dhe peshkimit detar të klasit botëror. (Fatosi)