Kina kundërshton me vendosmëri takimin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së me Tsai Ing-wen
2023-04-04 20:50:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të martën, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh në një konferencë shtypi se Kina kundërshton me vendosmëri “tranzitin” e udhëheqëses së rajonit të Tajvanit Tsai Ing-wen në ShBA dhe takimin e planifikuar të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Kevin McCarthy me Tsai Ing-wen.

Sipas njoftimeve, të mërkurën kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Kevin McCarthy do të takohet me Tsai Ing-wen. Lidhur me këtë, zëdhënësja Mao Ning theksoi:

 "Ky veprim do të shkelë rëndë parimin e 'Një Kine' dhe tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane, si edhe do të dëmtojë rëndë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kinës. Ne i kërkojmë palës amerikane të respektojë parimin e 'Një Kine' dhe pikat e tre komunikatave të përbashkëta dhe të mos lejojë 'tranzitin' e Tsai Ing-wen-it. Ne kërkojmë gjithashtu edhe që të mos zhvillohet takimi ndërmjet zyrtarëve amerikanë me Tsai. Kina do të mbikëqyrë nga afër zhvillimin e kësaj çështjeje dhe do të mbrojë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendit." (Fani)