Dhuruesit e regjistruar të organeve në Kinë tejkalojnë 6 milionë
2023-04-04 11:41:47

VCG

VCG

Numri i donatorëve të regjistruar të organeve në Kinë arriti në afro 6.2 milionë me numrin e transplanteve vjetore të organeve që vazhdon të renditet i dyti më i lartë në botë, raportoi “China Daily”.

Shumica e donatorëve të regjistruar janë të rritur, të moshës 45 vjeç e poshtë, citohet të ketë thënë Hou Fengzhong, kreu i Qendrës Administrative të Dhurimit të Organeve të Kinës, e cila administrohet nga Shoqëria e Kryqit të Kuq të Kinës (RCSC).

Sipas të dhënave nga RCSC, gati 1.54 milionë njerëz u regjistruan si dhurues organesh vitin e kaluar, krahasuar me rreth 1.52 milionë në 2021 dhe 1.01 milionë në 2020.

VCG

VCG

Kina filloi një program provë për dhurimin vullnetar të organeve në vitin 2010 dhe dhurimi vullnetar pas vdekjes u bë burimi i vetëm ligjor i transplanteve të organeve në vend në vitin 2015. Programi ka kryer 135.000 transplante organesh duke përfshirë rreth 44.000 donatorë organesh pas vdekjes në 13 vjet. (Fatosi)