Kina ishte furnizuesi më i madh i importeve të Filipineve në vitin 2022
2023-04-04 15:17:13

Tregtia Kine - Filipine (Foto Rappler)

Tregtia Kine - Filipine (Foto Rappler)

Tregtia e jashtme e përgjithshme e Filipineve në mallra u rrit me 12.9 për qind në vitin 2022 në 216.20 miliardë dollarë amerikanë, me Kinën që mbetet furnizuesi më i madh i mallrave të importuara, njoftoi Autoriteti filipinas i Statistikave (PSA), shkruan “Xinhua”.

Nga totali i tregtisë së jashtme në vitin 2022, PSA njoftoi se 63.5 për qind ishin mallra të importuara dhe deficiti tregtar ishte 58.24 miliardë dollarë, 38 për qind më shumë se shifra e vitit të kaluar.

Vlera e mallrave të importuara nga Kina arriti në 20.6 për qind të totalit të importeve, ndërsa vlera e eksportit në Kinë ishte 13.9 për qind e totalit të eksporteve. (Fatosi)