Kina hap reaktorin e kërkimeve bërthamore të përparuara për shkencëtarët e mbarë botës
2023-04-03 17:03:41

foto nga

Reaktori i Kërkimeve të Përparuara i Kinës (CARR) në Institutin e Energjisë Atomike të Kinës/  foto nga CNNC

Reaktori i Kërkimeve të Përparuara i Kinës (CARR), një njësi 12-vjeçare e ndërlikuar dhe universale në formën e cisternës së ujit me reflektor të ujit të rëndë, mirëpret shkencëtarët e mbarë globit dhe bashkëpunimin botëror, sipas Korporatës Kombëtare të Industrisë Bërthamore të Kinës (CNNC).

Deri tani, instituti ka marrë mbi 40 kërkesa ndërkombëtare për projektet e CARR-it, përfshirë hapësirën kozmike, materialet, naftën dhe industri të tjera jokryesore.

Qysh prej vënies në funksionim në vitin 2010, CARR-i është hapur për mbi 50 institute dhe universitete kineze në mënyrë të kufizuar.

Fluksi i neutroneve i këtij reaktori, një tregues teknik kyç, radhitet në vendin e parë në Azi dhe të tretin në botë.

foto nga

Reaktori i Kërkimeve të Përparuara i Kinës (CARR) në Institutin e Energjisë Atomike të Kinës/  foto nga CNNC

Ndryshe nga reaktorët në centralet bërthamore që përdoren për prodhimin e energjisë, reaktori në centralin e CARR-it prodhon neutronë për kërkimin shkencor.

"Reaktori synon t'u shërbejë nevojave kryesore të vendit dhe zgjidhjes së problemeve të Kinës në fushën e industrive bërthamore, të hapësirës kozmike, të aviacionit, të energjisë dhe të transportit," tha Chen Dongfeng, kryeeksperti i CNNC-së, gjatë një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës.

Hao Lijie, studiues në Institutin e Energjisë Atomike të Kinës pranë CNNC-it, tha se neutronët mund të kalojnë nga materialet metalike e të kontrollojnë të metat e brendshme në materialet e ndryshme të trasha, ku është e vështirë të arrijnë rrezet e tjera radioaktive. (Wang Lei/ Artan)