Presidenti francez Emmanuel Macron do të bëjë vizitë në Kinë
2023-04-03 20:46:18

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Me ftesën e presidentit kinez Xi Jinping, presidenti francez Emannuel Macron do të bëjë një vizitë shtetërore në Kinë nga 5 deri më 7 prill. Duke folur për programin e vizitës së presidentit Macron në Kinë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh të hënën në një konferencë shtypi se presidenti kinez Xi Jinping do të zhvillojë bisedime me homologun francez për të shkëmbyer mendime lidhur me zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve kino-franceze, thellimin e bashkëpunimit të Kinës me Francën e BE-në në të gjitha fushat dhe për probleme të rëndësishme ndërkombëtare e rajonale.

 Kryeministri kinez Li Qiang dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Zhao Leji do të zhvillojmë takime të veçanta me presidentin Macron. Kreu i shtetit francez do të vizitojë edhe qytetin Guangzhou të provincës Guangdong.

"Kina dhe Franca janë vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Vitet e fundit, nën udhëheqjen e krerëve të dy shteteve, marrëdhëniet kino-franceze kanë ruajtur zhvillimin e mirë, shkëmbimet e bashkëpunimi dypalësh kanë qenë të frytshme dhe të dy vendet kanë ruajtur shkëmbimet e duhura në çështjet ndërkombëtare e rajonale. Kina dëshiron të punojë së bashku me Francën për të nxitur arritjen e rezultateve të reja në marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik dypalësh dhe për të luajtur një rol aktiv në zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve kino-evropiane, duke dhënë kontribut për paqen, qëndrueshmërinë e zhvillimin e botës," tha Mao Ning. (Fani)