Ma Ying-jeou viziton Universitetin e Hunanit
2023-04-03 17:40:46

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Të dielën paradite, ish-udhëheqësi i rajonit të Tajvanit Ma Ying-jeou kryesoi vizitën e një grupi studentësh tajvanezë në Universitetin e Hunanit.

Ata vizituan Akademinë "Yuelu" me histori 1000-vjeçare në universitet. Kjo akademi e famshme e lashtë u themelua në vitin 976 dhe u bë më vonë pjesë e Universitetit të Hunanit.

Pastaj mysafirët i hodhën një sy historisë së luftës së popullit kinez kundër agresorëve japonezë në vendin ku u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trupave agresore japoneze në provincën Hunan në vitin 1945.

Në Qendrën Kombëtare të Superkompjuterave në Changsha, rreth 60 studentë nga dy brigjet e ngushticës së Tajvanit shkëmbyen mendime dhe zhvilluan diskutime të zjarrta për përhapjen e kulturës kineze dhe për tema të tjera, duke përfshirë punësimin e biznesin.

Ma Ying-jeou u shpreh se banorët në Tajvan dhe në pjesën kontinentale të Kinës ndajnë të njëjtën kulturë e identitet kombëtar, duke vënë në dukje që ka rëndësi të madhe këmbëngulja në parimin e "Një Kine" nga të dy brigjet e ngushticës së Tajvanit.