Shitjet e makinave të pasagjerëve të nivelit të lartë në Kinë shënuan rritje në shkurt
2023-04-03 11:05:10

Foto nga VCG

Shitjet e automjeteve të pasagjerëve të nivelit të lartë të prodhuara në Kinë shënuan një rritje të fuqishme në shkurt, tregojnë të dhënat nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave, shkruan “Xinhua”.

Rreth 304.000 makina pasagjerësh të nivelit të lartë të prodhimit vendas u shitën në Kinë gjatë kësaj periudhe, duke shënuar një rritje 7.1 për qind në bazë mujore, sipas shoqatës.

Shifra u rrit 15.4 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2022, 4.5 pikë përqindjeje më e lartë se rritja e të gjitha automjeteve të pasagjerëve, njoftoi shoqata.

Në vitin 2022, shitjet e automjeteve të pasagjerëve të nivelit të lartë në Kinë u rritën 11.1 për qind në bazë vjetore në rreth 3.89 milionë njësi. (Fatosi)