Zhvillohet Panairi Ndërkombëtar i Lodrave e Dhuratave i Shantout
2023-04-03 15:43:31

Shantou Chenghai Radio & Television Station

Shantou Chenghai Radio & Television Station

Nga 1 deri më 3 prill u zhvillua në qytetin Shantou të provincës Guangdong Panairi i 22-të Ndërkombëtar i Lodrave e Dhuratave i Shantout i Kinës, ku u paraqitën mbi 180 mijë lodra e produkte përkatëse të 550 markave.

Distrikti Chenghai i qytetit Shantou njihet si "kryeqyteti i lodrave dhe dhuratave i Kinës". Tani në Shantou ka mbi 50 mijë kompani lodrash që mbulojnë zinxhirin e plotë industrial, si furnizimi i lëndëve të para, kërkim-zhvillimi e dizenjimi, krijimi i pronësisë intelektuale, prodhimi dhe tregtimi.

Më se 9 000 biznesmenë kinezë e të huaj dhe mbi 100 kompani të tregtisë elektronike ndërkufitare nga ShBA-ja, Kanadaja, Gjermania, Franca, Argjentina, Koreja e Jugut, Singapori etj. u takuan në panair për të kërkuar mundësi bashkëpunimi. Ata nënshkruan marrëveshje me kompani furnizimi vendore, me një vlerë të synuar që arriti në 10.8 miliardë juanë (rreth 1.57 miliardë dollarë).

Krahas panairit, do të zhvillohet edhe ekspozita 15-ditore në internet në ndihmë të pjesëmarrësve për të gjetur më shumë mundësi biznesi. (Fani)