NASA publikon strategjinë e klimës
2023-04-02 14:19:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

NASA publikoi strategjinë e klimës në përpjekje për të zgjeruar përpjekjet e agjencisë për të luftuar sfidat klimaterike.

Strategjia vlerëson për herë të parë portofolin e klimës së NASA-s në të gjithë agjencinë, duke u shtrirë përtej përpjekjeve shkencore dhe eksploruese për të përfshirë çdo drejtori misioni dhe objekt të NASA-s, bën të ditur “Xinhua”.

Strategjia parashtron disa prioritete kyçe për agjencinë për të ndihmuar me integrimin e klimës në të gjithë NASA-n: inovacioni, informimi, frymëzimi dhe partneriteti.

“Kjo strategji do të ndihmojë NASA-n të integrojë të kuptuarit për klimën në të gjithë agjencinë dhe në partneritetet tona për t'i shërbyer më mirë publikut”,- deklaroi Kate Calvin, shkencëtarja kryesore e NASA-s dhe këshilltarja e lartë e klimës. (Irma)