Turqia: Mbi 25 milionë tonë drithëra ukrainase të eksportuara sipas marrëveshjes së Detit të Zi
2023-04-02 17:52:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sasia totale e grurit ukrainas të eksportuar si pjesë e Iniciativës për Drithërat e Detit të Zi ka tejkaluar 25 milionë tonë, bëhet e ditur në një deklaratë të Ministrisë turke të Mbrojtjes, citon “Xinhua”.

Në deklaratë thuhet se që kur marrëveshja u rinovua më 19 mars, më shumë se 1.21 milionë tonë grurë janë dërguar nga 31 anije sipas marrëveshjes.

E ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, Iniciativa e Drithërave e Detit të Zi u nënshkrua nga Rusia dhe Ukraina në korrik 2022, për të krijuar një korridor humanitar detar për eksportin e grurit dhe plehrave nga Ukraina dhe Rusia në mes të konfliktit.

Pasi u zgjat në mes të nëntorit të vitit të kaluar, marrëveshja u zgjat më tej më 18 mars. (Irma)