Ban Ki-moon: Kina luan një rol të rëndësishëm për globalizimin
2023-04-01 16:28:05

Gjatë intervistës për CMG-në, drejtori i Këshillit të Forumit Aziatik të Boao-s dhe ish-kreu i OKB-së Ban Ki-moon u shpreh se sot bota po përballet me kriza të shumta, me pasiguri dhe paqëndrueshmëri të theksuar. Si një përkrahës i multilateralizmit, ai u bëri thirrje palëve të ndryshme të forcojnë bashkëpunimin në përballimin e sfidave.

Ban Ki-moon vuri në dukje se të gjitha krizat dhe sfidat globale do të zgjidhen vetëm përmes bashkimit dhe marrëdhënieve të partneritetit global. Në këtë fushë, Kina mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm. Ai shprehu shpresën se Kina do të japë më shumë kontribut për nxitjen e multilateralizmit.

Ban Ki-moon u shpreh se nisma e paraqitur nga Kina “Një brez, një rrugë” është mirëpritur nga shumë vende, veçanërisht nga ato aziatike, afrikane dhe Lindjes së Mesme. Një nga parimet e nismës “Një brez, një rrugë” është gjithëpërfshirja dhe konsultimi i ndërsjellë. Prandaj, përveç mbështetjes së drejtpërdrejtë, vendet mund të formulojnë në mënyrë të pavarur politikat ekonomike dhe promovojnë zhvillimin e tyre ekonomik. Unë mendoj se kjo është mënyra më e mirë.

Ban Ki-moon shtoi se Kina luan një rol të rëndësishëm për globalizimin, ndaj u bëri thirrje vendeve të zhvilluara të forcojnë bashkëpunimin në këtë fushë. Ai shprehu gjithashtu shqetësimin e tij për ballafaqimin mes Kinës dhe ShBA-së. (Fani)