Kina emërton qytetet demonstruese për shërbimet e kujdesit për fëmijët
2023-03-31 16:05:16

VCG

VCG

Gjithsej 33 qytete dhe rrethe kineze janë emëruar zona demonstruese për shërbimet e kujdesit për foshnjat dhe fëmijët, sipas një qarkoreje të publikuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë (NHC) dhe Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, cituar nga “Xinhua”.

Në dokument thuhet se qytetet dhe rrethet demonstruese duhet të thellojnë përpjekjet për të ofruar forma të ndryshme të shërbimeve të kujdesit për fëmijët të aksesueshme nga publiku dhe të përmirësojnë gradualisht sistemin e politikave dhe rregullimit, sistemin standard normativ dhe sistemin e furnizimit për shërbimet e kujdesit për foshnjat dhe fëmijët.

“Përzgjedhja e qyteteve dhe rretheve demonstruese do të ndihmojë në inkurajimin e forcave sociale për të luajtur rolin e tyre dhe për të përmirësuar cilësinë e përgjithshme të shërbimeve të kujdesit për fëmijët”,- tha Yang Wenzhuang, kreu i departamentit të popullsisë dhe familjes në NHC.

VCG

VCG

Në vitin 2019, zyra e përgjithshme e Këshillit të Shtetit nxori një udhëzues duke kërkuar nisjen e një nisme mbarëkombëtare për të zhvilluar modele për ofrimin e shërbimeve të kujdesit për foshnjat dhe fëmijët.

Dy komisionet do të zgjedhin qytetet dhe rrethet demonstruese çdo dy vjet pas zbulimit të grupit të parë. (Irma)