Xi Jinping-u takohet me kryeministrin spanjoll Sanchez
2023-03-31 20:54:46

Xi Jinping-u vuri në dukje se ky vit shënon 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Spanjës. Për gjysmë shekulli, Kina dhe Spanja i janë përmbajtur respektit, shkëmbimeve e dialogut të ndërsjellë, kanë kryer në mënyrë aktive bashkëpunim me dobi të ndërsjellë dhe kanë krijuar e zhvilluar një partneritet strategjik gjithëpërfshirës. Kina është e përkushtuar për të promovuar në mënyrë të gjithanshme modernizimin e stilit kinez me zhvillim cilësor, gjë që do t'u ofrojë vendeve në mbarë botën, përfshirë Spanjën, hapësirë më të gjerë tregu dhe më shumë mundësi bashkëpunimi. Kina është e gatshme të punojë me Spanjën për ta marrë 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike si një pikënisje të re për të nxitur më thellësisht bashkëpunimin me dobi të ndërsjellë ndërmjet të dy vendeve.

foto/VCG

foto/VCG

Kreu i shtetit kinez theksoi më tej që të dy palët duhet të këmbëngulin në planifikimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre nga një lartësi strategjike dhe një perspektivë afatgjatë, të forcojnë mirëkuptimin themelor dhe bashkëpunimin me dobi të ndërsjellë, të mbështesin njëra-tjetrën në çështjet që lidhen me interesat thelbësorë të tyre, si sovraniteti, siguria e zhvillimi dhe t'i përmbahen rrugës së miqësisë, besimit të ndërsjellë e bashkëpunimit, për të krijuar një marrëdhënie dypalëshe me fokus strategjik. Të dyja palët duhet të forcojnë lidhjen e strategjive të zhvillimit dhe të shfrytëzojnë thellësisht potencialin e bashkëpunimit.

Xi vuri në dukje po ashtu që Kina dhe BE-ja i përmbahen multilateralizmit, mbështesin qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së dhe mbrojnë zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Të dy vendet duhet të jenë partnerë në rrugën e modernizimit dhe miq të mirë, për të trajtuar së bashku sfidat globale, shtoi presidenti Xi.

Kryeminstri Sanchez tha nga ana e tij se është shumë i kënaqur që viziton Kinën me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve. Pala spanjolle është e gatshme të ruajë komunikimin dhe dialogun e sinqertë me palën kineze, të shtojë vazhdimisht besimin e ndërsjellë, të thellojë bashkëpunimin dypalësh me përfitim të ndërsjellë, veçanërisht bashkëpunimin në fushën e automjeteve elektrike, energjisë së gjelbër dhe ekonomisë digjitale, si dhe të forcojë komunikimin e bashkërendimin për çështjet ndërkombëtare dhe rajonale. Spanja do të marrë presidencën e radhës të BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti dhe do të angazhohet për të promovuar dialogun e bashkëpunimin ndërmjet BE-së dhe Kinës.  (Fang Xiaoyu/Artan)