“Air China” rifillon fluturimet direkte të pasagjerëve Romë-Pekin
2023-03-30 10:33:44

Foto nga Xinhua

Pas një ndërprerjeje trevjeçare për shkak të pandemisë Covid-19, “Air China” ka rifilluar shërbimin e saj të drejtpërdrejtë të pasagjerëve midis Romës dhe Pekinit. Linja ajrore do të kryejë katër fluturime vajtje-ardhje çdo javë, bën të ditur “Xinhua”.

Itinerari operohet nga një avion “Airbus A350-900”, midis aeroportit “Fiumicino” të Romës dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Pekinit çdo të hënë, të martë, të enjte dhe të shtunë.

Pasagjerët që morën fluturimin e parë të hënën i thanë “Xinhua” se itinerari ka hapur opsionet e fluturimit midis Kinës dhe Italisë.

Yang Yongqiang, drejtor i përgjithshëm i Zyrës së Romës së “Air China”, tha se rifillimi i kësaj rruge do të jetë një pikë referimi në promovimin e shkëmbimeve individuale dhe kulturore midis dy vendeve. “Air China” operon gjithashtu fluturime të tjera direkte vajtje-ardhje nga Roma në Wenzhou dhe nga Milano në Pekin, Shangai dhe Wenzhou.

Të dhënat e publikuara nga Instituti Kombëtar Italian i Statistikave (ISTAT) tregojnë se Italia priti rreth 5.36 milionë turistë kinezë në vitin 2019, duke e bërë atë një nga vendet evropiane më të vizituara nga turistët kinezë atë vit.  (Elona)