Media amerikane: Të metat e politikës së ShBA-së nga perspektiva e suksesit të diplomacisë kineze
2023-03-28 15:16:37

Në uebsajtin e revistës amerikane "Counterpunch" u publikua më 21 mars një artikull me titull: "Politika e jashtme e Kinës, mësime për ShBA-në", të shkruar nga Melvin A. Goodman, bashkëpunëtor i lartë i Qendrës Kërkimore të Politikave Ndërkombëtare të ShBA-së. Më poshtë janë pjesë nga ky artikull.

Nxitja nga Kina e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite duhet të ngjallë vigjilencën e atyre që merren me sigurinë kombëtare në administratën e Joe Biden-it, veçanërisht të Departamentit amerikan të Shtetit, me Antony Blinkenin në krye. Suksesi i Kinës ekspozon të metat në politikën e sigurisë kombëtare të ShBA-së, veçanërisht "politikën e mosnjohjes", si edhe veprimet e realizimit të objektivave të politikës ndërkombëtare ndërmjet përdorimit të forcës ushtarake.

Kina i kushton rëndësi ruajtjes së marrëdhënieve të drejta politike me të gjitha vendet, pavarësisht nga orientimi ideologjik i këtyre vendeve, dhe ka mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme me pjesën dërrmuese të miqve dhe rivalëve.

Në të kundërt, gjatë shekullit të kaluar, ShBA-së ka ngulur këmbë në mënyrë të verbër në "politikën e mosnjohjes" ndaj një pjese vendesh që nuk i pëlqenin për shkaqe ideologjike. Sot ShBA-ja nuk ka vendosur ende marrëdhënie diplomatike me Iranin dhe Korenë e Veriut, dy rivalët e saj më të rëndësishëm.

ShBA-ja e ka zbatuar politikën e vet të jashtme me anë të forcës ushtarake, por Kina ka formuar me sukses marrëdhënie ekonomike ndërmjet nismës "Një brez, një rrugë". Me këtë nismë, Pekini ka forcuar ndikimin e vet në Azinë Juglindore, Afrikë, si edhe rajonin e Karaibeve.

Qysh prej administratës së Barak Obamës, ShBA-ja është përpjekur për të penguar me të gjitha forcat nismën "Një brez, një rrugë" në mbarë botën, por nuk ka pasur asnjë sukses. Mediat kryesore, duke u koordinuar me këto orvatje të ShBA-ja, kanë pretenduar se Sri-Lanka ndodhet përpara "grackës së borxheve", si pasojë e borxheve në disa projekte të nismës "Një brez, një rrugë". Por në fakt, 80 për qind e borxhit të Sri-Lankës është nga institucionet shumëpalëshe, si Banka Botërore etj., si edhe investitorët e "Wall Street"-it, ndërsa borxhi ndaj Kinës zë vetëm 10 për qind të vëllimit të përgjithshëm.

Mediat amerikane përmendin rrallë sukseset e nismës "Një brez, një rrugë", që gjenden kudo në botë, veçanërisht në vendet e ASEAN-it. Ndërkohë, tërheqja e ShBA-së nga Marrëveshja e Partneritetit të Trans-Paqësorit ka acaruar problemet e Uashingtonit në këtë rajon.

Biden-i duhet ta pranojë se politika e ShBA-së për ta frenuar Kinën gjatë dhjetë vjetëve të fundit ka qenë një dështim i madh. Ka ardhur koha që Departamenti i Shtetit dhe Agjencia për Zhvillimin Ndërkombëtar të kërkojnë një mënyrë të re të menduari diplomatik dhe njëkohësisht duhet të ndryshojnë mendësinë e vjetruar për t'i dhënë në mënyrë institucionale Departamentit të Mbrojtjes përparësi gjatë procesit të vendimmarrjes.

Politikat ekonomike të Kinës nuk përbëjnë kërcënim për ShBA-në, ndërkohë që edhe ne s'kemi mundësi ta frenojmë Kinën. Zhvillimi ekonomik i vendeve të ndryshme të botës është jo vetëm në ndihmë të sigurisë ndërkombëtare në përgjithësi, por është edhe një gjë e mirë për ShBA-në. (Wang Lei/ Artan)