Kina do të ndajë me botën mundësitë e tregut të vet të madh
2023-03-27 20:32:20


Në Pekin u zhvillua mbledhja vjetore e Forumit të Zhvillimit të Kinës, ku ministri i Tregtisë Wang Wentao tha se tregu kinez është një treg në rritje, i hapur dhe i përbashkët. Kina do të ndajë me botën mundësitë e tregut të vet të madh.

Foto: VCG

Ministri u shpreh se vëllimi i përgjithshëm i shitjes me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë arriti vjet në 44 trilionë juanë, dhe Kina është tregu i dytë më i madh në botë, me potencial të madh rritjeje. Njëkohësisht, vëllimi i importit i Kinës i kaloi 2.7 trilionë dollarë vitin e kaluar, duke u renditur në vendin e dytë, dhe kjo prirje rritjeje pritet që të ruhet në të ardhmen. Kina do të zhvillojë një sërë aktivitetesh për rritjen e konsumit dhe do të vijojë të zhvillojë ekspozita të ndryshme, përfshi Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit, Ekspozitën Ndërkombëtare të Produkteve të Konsumit, Panairin Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime etj., për t’u ofruar sipërmarrjeve të vendeve të ndryshme mundësi zhvillimi nga tregu i madh kinez.

Foto: VCG

Foto: VCG

Wang shtoi se Kina do të promovojë shkurtimin e arsyeshëm të listës negative për hyrjen e investimeve të huaja, do të anulojë ose lehtësojë më tej kufizimet për hyrjen e investimeve të huaja, do të përputhet me rregullat ekonomike e tregtare ndërkombëtare me standard të lartë dhe do të zgjerojë në mënyrë të qëndrueshme hapjen institucionale për sa u përket rregullave, rregulloreve, standardeve dhe menaxhimit.

Foto: VCG

Foto: VCG

Ministri kinez i Tregtisë tha se Kina mbështet gjithmonë bashkëpunimin e hapjen ndaj botës dhe i përmbahet multilateralizmit të vërtetë. Kina merr pjesë në mënyrë aktive në negociatat e reformës së OBT-së, promovon arritjen e rezultateve konkrete të Konferencës së 12-të Ministrore dhe ka nënshkruar e zbatoi RCEP-in me cilësi të lartë. Në të ardhmen, Kina do të zbatojë strategjinë e përmirësimit të zonave të tregtisë së lirë, do të promovojë në mënyrë aktive integrimin në CPTPP e DEPA, do të forcojë bashkëpunimin shumëpalësh e dypalësh dhe do të nxitë funksionimin më të mirë të OBT-së, G20-s, APEC-ut e mekanizmave të tjerë, për të promovuar më shumë përfitime nga hapja ndaj botës. (Li Huailiang/Artan)