Ibrahimaj: Rritje të bashkëpunimit tregtar me Britaninë e Madhe
2023-03-27 09:54:49

Foto nga RTSH

Britania e Madhe dhe Shqipëria kanë si synim të arrijnë në 4 miliardë paund vlerë dhe marrëdhënie më të ngushta tregtare mes dy vendeve, shkruan “RTSH”.

Në takimin që u zhvillua në Londër mes drejtorit ekzekutiv të Eksportit dhe Financave të Mbretërisë së Bashkuar, Tim Reid, dhe ministres shqiptare të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u bë e ditur se ky plan shënon dyfishimin e synimit për riskun tregtar të publikuar më parë, mbi mbështetjen e Britanisë së Madhe për Shqipërinë, duke theksuar potencialin e madh në dispozicion të eksportuesve britanikë.

Sektorët ku do të synohen rritje bashkëpunimi janë energjia e rinovueshme, shëndetësia dhe transporti. 

Ministrja Ibrahimaj tha se Shqipëria ka një varg projektesh kyç infrastrukturore që kanë nevojë për investime nga jashtë.

Kjo marrëveshje për të punuar më ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar po u dërgon një sinjal bizneseve britanike se Shqipëria ka tregje të gatshme për produktet britanike dhe mund t’i mbështesë në ambiciet e eksportit.

Vlera totale e eksporteve me Shqipërinë ka arritur shifrën 144 milionë paund në 12 muaj deri në Shtator 2022. (Fatosi)