Presidenti argjentinas bën thirrje për unitet ibero-amerikan
2023-03-27 10:16:28

Foto nga VCG

Presidenti argjentinas Alberto Fernandez bëri thirrje për unitet ibero-amerikan për të arritur zhvillimin me përfshirje sociale, njofton “Xinhua”.

Në Samitin e 28-të Ibero-Amerikan të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive, ai theksoi rëndësinë e multilateralizmit për përparimin e rajonit në arenën ndërkombëtare.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Presidenca, Fernandez bëri thirrje për unitet që nuk lejon bllokada ekonomike që prekin popujt e rajonit, një unitet i nevojshëm për të ruajtur interesat e përbashkëta, ku respektohet diversiteti ideologjik.

Ai bëri thirrje gjithashtu për rindërtimin e solidaritetit në rajon dhe tha se përfshirja efektive gjeneron punësim, konsolidon tregun e brendshëm dhe hap mundësi për tregtinë ndërkombëtare.

Samiti u mbajt gjatë fundjavës në Republikën Domenikane, me temë “Së bashku për një Ibero-Amerikë të drejtë dhe të qëndrueshme”, me fokus në katër shtylla strategjike: kriza mjedisore, transformimi digjital, siguria ushqimore dhe arkitektura financiare ndërkombëtare. (Fatosi)