Çmimet e gazit në Europë bien në nivelin më të ulët në 18 muaj
2023-03-22 15:26:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Çmimi i gazit natyror në Europë ra nën 40 euro (43 dollarë) për megavat/orë (MWh), çmimi më i ulët që nga korriku 2021.  

Mëngjesin e të martës, kontrata e referencës TTF me dorëzim në një muaj ra në 39.65 euro.  

Çmimet e gazit natyror u rritën ndjeshëm vitin e kaluar pas nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë. Në kulmin e saj, çmimet i kaluan 300 euro, pas një periudhe të gjatë në të cilën çmimet luhateshin rreth 20 euro për MWh.  

Varësia e madhe nga gazi rus çoi në një krizë energjetike, shkruan “ATSH”.  

Megjithatë, muajt e fundit çmimi i gazit natyror ka rënë ndjeshëm. Një arsye për rënien është se objektet e depozitimit të gazit janë plot dhe temperaturat kanë qenë më të ngrohta se zakonisht.  

Frika aktuale nga një krizë e mundshme bankare ka të ngjarë të ulë çmimet, pasi krizat financiare përgjithësisht kanë një ndikim negativ në ekonomi, duke rezultuar në kërkesë më të ulët për energji. (Elona)