Presidenti rus Vladimir Putin viziton Mariupolin
2023-03-21 10:27:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti rus, Vladimir Putin, bëri një vizitë të papritur në Mariupol, njoftoi Kremlini të dielën, në udhëtimin e tij të parë në territoret e kontrolluara nga Rusia të rajonit të Donbasit që nga fillimi i konfliktit, njofton “CGTN”.

Putin udhëtoi në Krime të shtunën në një vizitë të paparalajmëruar për të shënuar përvjetorin e nëntë të marrjes së kontrollit të gadishullit nga Rusia.

Mariupol ra nën kontrollin rus në maj 2022 pas një prej betejave më të gjata të konfliktit.

Putin fluturoi me helikopter për në Mariupol, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve duke cituar Kremlinin.

Putin udhëtoi nëpër disa lagje të qytetit, duke bërë ndalesa dhe duke folur me banorët.

Mariupol është në rajonin e Donetskut, një nga katër rajonet në të cilat forcat ruse u zhvendosën në shtator.

Ukraina dhe aleatët perëndimorë e dënuan këtë veprim si të paligjshëm.

Donetsk, së bashku me rajonin e Luhanskut, përbëjnë pjesën më të madhe të pjesës së industrializuar të Donbasit të Ukrainës që ka parë betejën më të madhe në Europë për breza. (Fatosi)