“Time” rendit Beratin në vendet për t’u vizituar gjatë vitit 2023
2023-03-19 15:31:13

Berati (Foto Rtsh)

Berati (Foto Rtsh)

Revista prestigjioze amerikane “Time” ka shkruar një artikullin mbi qytetin shqiptar të Beratit, duke e rekomanduar për lexuesit dhe turistët si destinacionin e pushimeve të tyre.

Bukuria e lagjeve të gurta, arkitektura, ushqimi, natyra e sidomos historia e këtij qyteti magjik bëhet edhe më e pasur me mikpritjen, humanizmin, dhe qytetërimin, shkruhet në artikullin e “Time”, citon “RTSH”.

Në artikull përmenden shtëpitë e vjetra prej guri në brigjet e lumit Osum, që u ofrojnë vizitorëve bukurinë historike të Beratit, të cilësuar si qyteti i një mijë e një dritareve. Po ashtu përmendet heroizmi i qytetarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur hebrenjtë, duke ilustruar parimin e kodit shqiptar të Besës, i cili thotë se shtëpia është para së gjithash, për mysafirët dhe Zotin.

“Berati vazhdon traditën e mikpritjes së jashtëzakonshme në restorantet dhe hotelet e tij. Përtej urës së Goricës, apo edhe jashtë qytetit, lagjet prej guri, ushqimet tradicionale, pijet si vera dhe rakia janë ato që ofrohen në çdo cep të qytetit”,- thuhet në artikull. (Irma)