Nga 1 prilli paga minimale në Greqi shkon në 780 euro
2023-03-18 18:19:17

Kryeministri grek (Foto Rtsh)

Kryeministri grek (Foto Rtsh)

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi se nga data 1 prill, paga minimale do të jetë 780 euro nga 650 që ishte.

Gjatë një takimi me ministrin e Punës, Kostis Hatzidakis, kryeministri grek tha se rritja e pagës minimale është 9.4%, ndërsa theksoi se kjo është rritja e tretë në pak kohë, shkruan “Kathimerini”, citon “RTSH”.
“Nga 1 prilli paga minimale do të arrijë në 780 euro nga 650 që ishte në vitin 2019. Që nga ajo kohë, në të ardhurat e afërsisht 600 mijë punëtorëve u janë shtuar pothuajse tre paga shtesë në vit”, tha kryeministri, ndërsa theksoi se e kjo rritje e pagës minimale është në kufirin e sipërm të mundësive të qeverisë, por brenda mundësive të nivelit të biznesve. (Irma)