Zhejiang do t'i bëjë të detyrueshme kurset e inteligjencës artificiale në shkollat fillore dhe të mesme
2023-03-18 18:46:49

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

Provinca Zhejiang në Kinën lindore do t'i bëjë kurset e inteligjencës artificiale themelore dhe të detyrueshme në shkollat fillore dhe të mesme, për të promovuar më tej integrimin e thellë të inteligjencës artificiale në arsimin e detyrueshëm, raportoi portali i lajmeve “Cztv.com”, citon “China Daily”.

Sipas një njoftimi në një konferencë të edukimit digjital të autoriteteve lokale, përmbajtja mësimore e inteligjencës artificiale do të integrohet në lëndë të tilla si shkenca dhe matematika.
Aktualisht, teknologjia e informacionit është një lëndë e testuar në provimin kombëtar të pranimit në kolegj, në Zhejiang, dhe futja e kurseve të inteligjencës artificiale në shkollat fillore dhe të mesme do të ndihmojë në vendosjen e një themeli të fortë për nxënësit.
Vitin e kaluar, Zhejiang propozoi promovimin e integrimit të thellë të inteligjencës artificiale në arsimin e detyrueshëm dhe ndërtimin e një sistemi arsimor të inteligjencës artificiale të stilit Zhejiang për shkollat fillore dhe të mesme. Provinca ka ngritur gjithashtu dy grupe të zonave dhe shkollave pilot “AI Plus Education”. (Irma)