20-vjetori i Luftës së Irakut, kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë fatkeqësi?
2023-03-16 20:52:33

Ky vit shënon 20-vjetorin e nisjes prej ShBA-së të luftës së paligjshme në Irak. Baha Hussain, banor civil nga kryeqyteti Bagdad, humbi këmbën e djathtë në këtë luftë, ndërsa këmba e majtë iu plagos përsëri në vitin 2007 në një sulm ajror të ShBA-së.

Po luanim futboll kur një avion fluturoi mbi fushë. Dëgjuam që avioni hapi zjarr në distancë, pastaj papritmas na qëlloi dhe lëshoi dy raketa. Një raketë fluturoi larg nesh, kurse tjetra ra pranë. Unë rashë në komë në vend. Kur u zgjova, e pashë veten në spital, ku kisha dy muaj pa ardhur në vete. Zbulova se kisha humbur një këmbë.

Foto: VCG

Foto: VCG

20 vjet më parë, ShBA-ja pushtoi Irakun pa autorizimin e OKB-së, duke injoruar kundërshtimin e fortë të bashkësisë ndërkombëtare, me pretekstin që "qeveria e Sadam Huseinit zotëronte armë të shkatërrimit në masë". Momenti kur sekretari amerikan i Shtetit Powell tregoi një provëz me pluhur të bardhë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, u bë një turp i përjetshëm i politikës së forcës dhe thelbit mashtrues të ShBA-së.

20 marsi 2023 shënon 20-vjetorin e asaj ngjarjeje historike. Nëse e përshkruajmë me fjalë, mendoj se ato do të ishin: plot gënjeshtra, shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe krime lufte. Pushtimi i Irakut pa asnjë autorizim të OKB-së është një shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Alfred de Zayas, profesor i ligjit ndërkombëtar, ish-zyrtar i lartë i Këshillit të të Drejtave të Njeriut:

ShBA-ja duhet të mbajë përgjegjësi për shkeljen më të madhe të ligjit ndërkombëtar që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe miratimi i Kartës së OKB-së, domethënë organizimi në vitin 2003 i një të ashtuquajturi "koalicion i vullnetit" kundër Sadam Huseinit. Dua të them, kur ShBA-ja pushtoi, shkatërroi dhe bombardoi popullin e Irakut në vitin 2003, kjo ishte një shkelje e rëndë e Kartës së OKB-së

Sipas Projektit për Koston e Luftës nga Universiteti Brown i ShBA-së, gjatë 20 vjetëve të fundit, 185 - 208 mijë civilë irakianë janë vrarë në luftë, dhe janë prekur familje dhe njerëz të panumërt.

Foto: VCG

Foto: VCG

Muhammad Ali, kryetar në detyrë i organizatës së ndihmës të Irakut:

Në fazën e hershme, shumica e viktimave u shkaktuan nga forcat amerikane. Shumë njerëz u qëlluan nga ushtarët amerikanë për shkak se shkuan gabimisht në pikat e kontrollit ose protestuan kundër trupave amerikane. Prej tyre kishte edhe fëmijë, veçanërisht në distriktin e Shulës.

Fabio Massimo Parenti, zv.profesor i ekonomisë politike ndërkombëtare, studiues i Laboratorit Kombëtar BRICS të Institutit Ekonomik dhe Shoqëror të Romës:

Edhe sot, ky vend në Lindjen e Mesme po vuan nga pasojat katastrofike të pushtimit. Kjo luftë jo vetëm ka shkaktuar vdekjen e shumë civilëve irakianë, por ka sjellë edhe paqëndrueshmëri në këtë vend për një periudhë afatgjatë, dhe kanë lindur organizata të reja terroriste.

Khaled Al Iraqi, banor i Bagdadit:

Ne po jetojmë me një mjedis shumë të vështirë dhe kushte të këqija. Nuk mund të gjejmë punë, nuk mund të marrim rroga dhe na mungojnë edhe ushqimet. Çmimet rriten me rritjen e dollarit, dhe është ndikuar shumë edhe jeta e banorëve.

Foto: VCG

Foto: VCG

Ali Al Mamouri, civil irakian:

Deri tani, nuk kemi as energji elektrike, as ujë. Këtu kemi situatë të keqe sigurie, veçanërisht në Guvernatën veriore të Kirkukut, ku ka shpesh konflikte.

Në vendet që kanë pësuar ndërhyrjen e SHBA-së, si Siria dhe Afganistani, e njëjta tragjedi përsëritet, duke shkaktuar të njëjtën fatkeqësi humanitare.

Rasem Alkhder, banor i fshatit Shayrat:

ShBA-ja bëri në Siri të njëjtën gjë që kishte bërë në Irak. Ata na akuzuan për përdorim të armëve kimike, por nuk e gjet asgjë, asnjë armë kimike. Më pas ata shkuan në Sirinë Verilindore në emër të luftës kundër organizatave ekstremiste. Ata ngritën së pari një bazë të vogël atje, dhe vazhduan ta zgjeronin, derisa kontrolluan të gjithë zonën (në verilindje).

Vicentiu Gheorghe, kryetar nderi i Shoqatës “CHINARO” të Rumanisë:

Si Afganistani, Iraku dhe Libia, edhe Siria është viktimë e të ashtuquajturit "rend i bazuar në rregulla". Nga Afganistani në Irak, ShBA-ja u përpoq të ndërtonte një "model demokratik" me anë të armëve. Realitetet tragjike kanë treguar se, kudo ShBA-ja sjell “demokraci”, ndodhin edhe trazira e konflikte. (Li Huailiang/Artan)