Masat për përmirësimin e cilësisë së kujdesit për të moshuarit
2023-03-15 09:39:50

Kina është një nga vendet e botës me një shkallë relativisht të lartë të plakjes së popullsisë. Deri në fund të vitit 2022, në Kinë do të ketë rreth 280 milionë njerëz të moshës 60-vjeçare, që do të përbëjnë 19.8 % të popullsisë së vendit. Si mund të përballohen në mënyrë aktive sfidat e plakjes dhe si të përmirësohen shërbimet e kujdesit për të moshuarit, në mënyrë që më shumë të moshuar ta kalojnë pleqërinë në një mënyrë të shëndetshme e të lumtur? Në "dy sesionet" e këtij viti, çështja e pensioneve mori vëmendje të gjerë dhe solli diskutime të nxehta mes delegatëve.