Mediat iraniane: Irani, gati të normalizojë lidhjet me Arabinë Saudite
2023-03-10 11:48:43

Foto nga VCG

Iraniania “Nour News” njoftoi se Irani mirëpret negociatat e mëtejshme me Arabinë Saudite për të normalizuar lidhjet dypalëshe, pasi Riadi zyrtar dërgoi një sinjal pozitiv mbi bisedimet e afrimit.

“Nour News”, i lidhur me Këshillin e Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit (SNSC), njoftoi në “Twitter” se Irani mirëpret vazhdimin e bisedimeve dhe është i gatshëm të arrijë një marrëveshje, duke shtuar se ekzistenca e vullnetit politik është e nevojshme për përparim, citon “Xinhua”.

“Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite ka shpallur sërish gatishmërinë për bisedime me Iranin. 5 raunde negociatash i kanë bërë plotësisht të qarta çështjet me interes”,- theksoi gazeta iraniane.

Këtë javë, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al Saud, u tha gazetarëve në Londër se vendi është i hapur për dialog me Iranin.

Arabia Saudite ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin në fillim të vitit 2016, si përgjigje ndaj sulmeve ndaj misioneve diplomatike saudite në Iran pasi mbretëria ekzekutoi një klerik shiit.

Për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të lehtësuar tensionet rajonale, Iraku priti katër raunde bisedimesh të drejtpërdrejta midis Iranit dhe Arabisë Saudite në vitin 2021 dhe raundin e pestë në prill të vitit të kaluar. (Irma)