Vendeve afrikane u kërkohet të adresojnë mungesat e energjisë
2023-03-09 17:08:28

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vendet afrikane duhet të trajtojnë mungesën e energjisë dhe të promovojnë kalimin drejt burimeve të energjisë me karbon të ulët për të rritur ekonomitë e tyre, deklaroi ministri i Afrikës së Jugut i Burimeve Minerale dhe Energjisë, Gwede Mantashe.

Mbi 600 milionë afrikanë nuk kanë akses në energji elektrike, gjë që kontribuon në moszhvillimin e kontinentit, tha Mantashe në “Africa Energy Indaba 2023”, që nisi të martën në qytetin bregdetar të Afrikës së Jugut, Kejp Taun.

“Prandaj, ne duhet të punojmë së bashku dhe të mobilizojmë mbështetje financiare për të zgjidhur sfidat energjetike të Afrikës, të cilat përfshijnë mungesën e infrastrukturës. Prodhimi i energjisë në Afrikë duhet të jetë në përputhje me zhvillimin socio-ekonomik të Afrikës”,- tha Mantashe, duke vënë në dukje se kontinenti afrikan është i pozicionuar mirë që të përfitojë nga epoka e tranzicionit të drejtë të energjisë, për shkak të pasurisë së vet me depozitat minerale.

“Kontinenti ynë meriton mundësinë për të zhvilluar infrastrukturën e tij të naftës dhe gazit, magazinimin, rafinerinë dhe shpërndarjen për të mbrojtur njerëzit e tij kundër turbullirave të tregjeve globale dhe në këtë mënyrë të sigurojë nevojat e tij për energji kontinentale. Afrika duhet të investojë në kërkimin e teknologjive të gjelbra për të minimizuar ndikimin në planet”,- tha ai. (Elona)