Firmat e huaja shprehin besim te tregu kinez
2023-03-06 19:48:51

Foto nga Xinhua

Kompanitë e huaja e shikojnë Kinën si tregun më të rëndësishëm për ta dhe kanë nisur të ngrenë linja të reja prodhimi në qytete të ndryshme, pasi janë të kënaqur me ambientin dhe kushtet favorizuese. Sipas drejtuesve të kompanive, rritja e prodhimit nuk mund të arrihet pa tregun dinamik të Kinës, mjedisin e shëndoshë të biznesit, sistemin e plotë të zinxhirit të furnizimit dhe grupin e mjaftueshëm të talenteve.

Në fabrikat e zhurmshme të prodhimit inteligjent të operuara nga firma italiane “Comer Industries Co Ltd”, në Jiaxing, 14 linja prodhimi funksionojnë me ritëm të plotë.

Fabrikat inteligjente mbulojnë një sipërfaqe prej më shumë se 23.000 metra katrorë dhe janë të vendosura në zonën e zhvillimit ekonomik dhe teknologjik të nivelit kombëtar në Pinghu, një qendër e madhe prodhuese në provincën Zhejiang.

Firma është e angazhuar në prodhimin e sistemeve dhe komponentëve të transmetimit të energjisë dhe produktet e saj përdoren kryesisht në makineri ndërtimi dhe bujqësore, si dhe në prodhimin e energjisë nga era.

“Linjat e prodhimit filluan të funksionojnë përpara se festa e Festivalit të Pranverës të përfundonte në fund të janarit. Këtë vit, kompania planifikon të marrë me qira fabrikën e saj të pestë dhe të prezantojë linja të reja prodhimi inteligjente në Pinghu”,- tha Mattia Lugli, menaxher i përgjithshëm i kompanisë.

Ai theksoi se Kina është tregu më i rëndësishëm i kompanisë. “Shkalla jonë e prodhimit do të vazhdojë të rritet këtë vit, me vlerën e prodhimit që pritet të rritet me 5-10 për qind në baza vjetore”.

“Nidec Read Machinery Co Ltd”, në Zhejiang, një degë e “Nidec Group” të Japonisë, së fundi nisi një projekt në Pinghu. Është përpjekja e fundit e grupit për të ndërtuar një bazë të re të industrisë së pjesëve të automjeteve me energji të re në rajonin e deltës së lumit Yangtze.

Pas përfundimit, projekti do të ketë një prodhim vjetor prej 1000 njësi të pajisjeve test-drive për makinat me energji të re. Pajisjet do të furnizohen gjithashtu në fabrikën kryesore të “Nidec Automotive Motor Co Ltd”, në Zhejiang, një njësi tjetër e “Nidec Group” në Pinghu.

Investimi total në fabrikën kryesore tejkalon 300 milionë dollarë, investimi më i madh i “Nidec Group” jashtë shtetit”,- tha Wang Fuwei, menaxher i përgjithshëm i departamentit të sistemit të lëvizjes elektrike të “Nidec Automotive Motor (Zhejiang) Co Ltd”.

“Nidec Group” ka hapur 16 filiale që nga fillimi i tij në Pinghu 24 vjet më parë, dhe ka bërë tre investime vetëm në vitin 2022, me qëllimin që biznesi i tij të mbulojë telekomunikacionin, pajisjet shtëpiake, automobilat dhe shërbimet e ngjashme.

Neo Ma, drejtor i operacioneve në kompaninë gjermane “Stabilus (Zhejiang) Co Ltd”, tha se me shkallën në rritje të depërtimit të automjeteve me energji të re në Kinë, tregu kinez është bërë forca kryesore lëvizëse për rritjen e fitimit të kompanisë.

 

“Kjo nuk mund të arrihet pa tregun dinamik të Kinës, mjedisin e shëndoshë të biznesit, sistemin e plotë të zinxhirit të furnizimit dhe grupin e mjaftueshëm të talenteve”,- tha Ma.

 

Takehiro Ebihara, president i kompanisë japoneze “Zhejiang House Foods Co Ltd”, deklaroi se pasi Kina optimizoi përgjigjen ndaj Covid-19, industria fizike e hotelierisë po shënon rritje. Ai theksoi se ka nisur ndërtimi i një linjë të re prodhimi kërri për të përmbushur më tej kërkesën nga tregu kinez.

 

“Do të jetë linja e tretë e prodhimit të kërrit në fabrikën e kompanisë në Zhejiang dhe do të bëhet një motor i rëndësishëm rritjeje për kompaninë në vitet e ardhshme”,- tha ai.

 

Zona e zhvillimit ekonomik dhe teknologjik të Pinghu deri më tani ka tërhequr më shumë se 300 ndërmarrje të huaja, kryesisht në sektorët e pajisjeve të avancuara, prodhimit inteligjent dhe bioteknologjisë.

 

Në vitin 2022, zona regjistroi shfrytëzimin aktual të investimeve të huaja në një total prej 210 milionë dollarësh, me rritje 7.4 për qind në baza vjetore, ndër të cilat shfrytëzimi aktual i investimeve të huaja në industritë e teknologjisë së lartë përbënte 76,27 për qind.

 

Këtë vit, zona do të vazhdojë të zhvillojë industri të larta të investimeve të huaja dhe projekte kyçe të investuara nga jashtë, si dhe të ketë grupime të avancuara industriale.